Kurti nuk i shkon në tubimin përmbyllës kandidates së Drenasit, a është kjo përkrahje ‘fshehurazi’ për Lladrovcin?
Kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk do të jetë prezent në tubimin përmbyllës së kandidates për kryetare të Drenasit, Egzona Tërdevci. Në këtë tubim do të jetë nënkryetari i këtij subjekti, Glauk Konjufca, shkruan lajmi.net. Kurti, që në çdo tubim përmbyllës të kandidatëve të VV-së po merr pjesë, në atë të Drenasit nuk do të…

Lajme
Kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk do të jetë prezent në tubimin përmbyllës së kandidates për kryetare të Drenasit, Egzona Tërdevci.
Në këtë tubim do të jetë nënkryetari i këtij subjekti, Glauk Konjufca, shkruan lajmi.net.
Kurti, që në çdo tubim përmbyllës të kandidatëve të VV-së po merr pjesë, në atë të Drenasit nuk do të jetë prezent. Ky tubim do të mbahet sonte në ora 19:00.
Ka pasur zëra e thashetheme që VV po e përkrah fshehurazi kandidatin e pavarur, të iniciativës PDKRLL, Ramiz Lladrovci, i cili u shkëput nga PDK-ja, pasi nuk u rikandidua.
Lladrovci dhe kandidati i PDK-së, Petrit Hajdari janë favoritët kryesor në Drenas./lajmi.net/