Kurti njofton për realizimin e një rruge alternative në Stubëll: Vlera e investimit mbi 822 mijë euro
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë edhe një përpjekje që investimet që bëhen me buxhet të shtetit t`i shfrytëzojë për qëllime politike. Ai ka njoftuar se bashkë me kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë, Arsim Ademi, ka vizituar një rrugë në Stubëll të Vitisë. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar…

Lajme
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë edhe një përpjekje që investimet që bëhen me buxhet të shtetit t`i shfrytëzojë për qëllime politike.
Ai ka njoftuar se bashkë me kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë, Arsim Ademi, ka vizituar një rrugë në Stubëll të Vitisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo rrugë ka kushtuar 822,858 euro.
Postimi i plotë:
Vlera e investimit për këtë rrugë është 822,858 euro, ndërsa vlera totale e investimeve në infrastrukturë rrugore në komunën e Vitisë, nga MMPHI, gjatë këtij mandati qeverisës, është mbi 8 milionë euro.
Rruga alternative për Stubëll e bën më të lehtë dhe më të sigurt qarkullimin e banorëve të këtij fshati dhe fshatrave përreth, por edhe të vizitorëve të shumtë që vijnë në Stubëll për shkak të vlerës historike e kulturore që ka ky fshat, ku gjendet edhe shkolla e parë shqipe në Kosovë dhe objekte të tjera të trashëgimisë kulturore.