Kurti nga Lezha: Koha që shqiptarët të përfaqësohen nga njerëzit më të mirë
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Lezhës për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

Lajme
Nga aktiviteti për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, duke iu referuar Besëlidhjes, Kurti tha se populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet.
“Sot teksa shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës të besëlidhjes që është akt politik, publik i besatimit, i lidhjes së dëshirës së përbashkët, ne duhet të mendojmë e të veprojmë, duke menduar se si do të mendonin e do të vepronin nga Skënderbeu te rilindasit tanë e deri te luftëtarët e dëshmorët ne veçanti të luftës së fundit në Kosovë”, tha Kurti.
Albin Kurti tutje deklaroi se tani është koha që shqiptarët të përfaqësohen nga njerëzit më të mirë në mënyrë që të vijë përparimi i gjithëmbarshëm.
“Duhet të ndjekim pishtarin që është bartur gjatë historisë nga brezi në brez në mënyrë që populli shqiptar të përfaqësohet me njerëzit më të mirë dhe në këtë mënyrë krizën e shumëfishtë qe e ka pllakosur ta bëjë me zhvillim e përparim të gjithanshëm”, tha ndër të tjerash Kurti.
