Kurti nga festa me qytetarët në shesh: Ka fituar populli dhe Republika, faleminderit të gjithëve për kontributin
Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti ka fituar 49,74% të votave në zgjedhjet e sotme, duke dal i pari në këto zgjedhje. Ai fitoren është aktualisht duke e festuar me qytetarët në shesh, shkruan lajmi.net. “Të dashur bashkëatdhetarë, zonja e zotërinj, shoqe e sokë, faleminderit shumë të gjithëve. Mirënjohje pafund për këtë fitore historike,…
Lajme
Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti ka fituar 49,74% të votave në zgjedhjet e sotme, duke dal i pari në këto zgjedhje.
Ai fitoren është aktualisht duke e festuar me qytetarët në shesh, shkruan lajmi.net.
“Të dashur bashkëatdhetarë, zonja e zotërinj, shoqe e sokë, faleminderit shumë të gjithëve. Mirënjohje pafund për këtë fitore historike, gëzuar të gjithëve. Ju faleminderit për gjithë mbështetjen, ndihmë, solidaritetin, rolin që keni luajtur, kontributin që keni dhënë. Kjo fitore nuk ka emër të përveçëm, kjo fitore është e të gjithë juve”, ka thënë Kurti.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar sot e që ka thënë se janë bërë pjesë e fitores së demokracisë në Kosovë.
“Të dashur të pranishëm, më 9 shkurt ka fituar VV me Guxon e Alternativën e tash ka fituar populli dhe Republika.Ajo çka e bëri të mundshme fitorën është vizioni dhe programi ynë, punët e mbara e të mira të kryera në këtë 5-vjeçar dhe zotimet e tona që do ti përmbushim një nga një sepse duam të iu shërbejmë juve, sepse ju jeni kuptimi i ekzistencave të pozitave tona. Sonte, të gjithë e kremtojmë numrin që është fitimtar, 116. Ashtu si kemi brohoritur në fushatë 116, sot brohoret e gjithë Kosova këtë numër të fitores së madhe”, ka shtuar Kurti./Lajmi.net/