Kurti në takim me Orav: Është e nevojshme që sa më parë të marrim statusin e vendit kandidat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot shefin e BE-së në Kosovë. Ai e ka falënderuar atë për urimet që i ka dhënë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, si dhe për aprovimin e Planit të Rritjes së BE-së. Kurti para mediave ka thënë se Plani i Rritjes i BE-së, ka nëj…

Lajme

16/02/2026 09:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot shefin e BE-së në Kosovë.

Ai e ka falënderuar atë për urimet që i ka dhënë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, si dhe për aprovimin e Planit të Rritjes së BE-së.

Kurti para mediave ka thënë se Plani i Rritjes i BE-së, ka nëj vlerë të gjithëmbarshme për Kosovën, gjithsej 882.6 milionë euro, nga të cilat afër 30% janë grante dhe mbi 70% kredi.

I pari i ekzekutivit, ka kërkuar nga Orav që sa më parë të marrim statusin e vendit kandidat.

“I përsërita zotimet e Republikës së Kosovës, se shteti ynë do të jetë siç ka qenë përherë, partner i besueshëm dhe serioz i BE-së, dhe ne konsiderojmë se BE është organizata e paqes dhe e sigurisë, ku ne dëshirojmë edhe të kontribuojmë edhe të përfitojmë. Për këtë është e nevojshme që sa më parë ta marrim statusin e vendit kandidat, dhe pyetësorin nga Komisioni Evropian, që do të na ndihmojë t’i përshpejtojmë agjendën e reformave, që padyshim do të jetë prioritet i Qeverisë sonë”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/