Kurti në takim me kryetarët e komunave: Të vazhdojë fushata për vaksinimin dhe sterilizimin e qenve endacakë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministrin e Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati po mbajnë takim me kryetarët e komunave me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional me temat “Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar” dhe “Ndërlidhja e…

Lajme

08/10/2024 14:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministrin e Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati po mbajnë takim me kryetarët e komunave me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional me temat “Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar” dhe “Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare dhe Kontrata Kolektive.

Kryeministri Kurti tha se çështja e qenve endacak po rëndohet çdo herë e më shumë, për çka u bëri thirrje komunave që bashkë me ministritë e linjave të caktojnë lokacionet për t’u ndërtuar qendrat për strehimin e tyre.

Ai tha se qeveria e Kosovës është e gatshme që të bashkëfinancojë për këtë projekt.

Kurti potencoi se komunat duhet të vazhdojnë fushatën e tyre për vaksinimin dhe sterilizimin e qenve endacak.

Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit theksoi se duhet fuqizuar bashkëpunimi me komuna pasi kjo ndikon në interesin e qytetarëve dhe shtetit.

Përveç kësaj, ai u bëri thirrje kryetarëve të komunave që të fillojnë me sistemin e arsimit dual, pasi disa prej tyre ende nuk kanë filluar.

Po ashtu edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se problematika e qenëve endacak kërkon qasje të shpejtë dhe reagim institucional.

Ndërkaq, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu përmendi dëmet e shkaktuara financiare nga kontratat kolektive.

Ai tha se komunat e Kosovës po sfidohen me jostabilitet financiar dhe se kërkoi nga kryeministri Kurti zgjidhje të menjëhershme për obligimet që dalin nga kontratat kolektive.

Aliu potencoi se për shkak të kësaj, komunat e Kosovës kanë humbur rreth 115 milionë euro të buxhetit komunal.

Ai kërkoi nga qeveria e Kosovës që të bëjë mbulimin e plotë të shpenzimeve në kuadër të kontratave kolektive për vitin 2025 dhe viteve në vazhdim përmes kornizës afatmesme.

Përveç kësaj, Aliu kërkoi që mjetet e humbura të rimbursohen.

Lidhur me këtë, Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se është e pamundur që të ndahen mjete për mbulimin e shpenzimeve apo rimbursimin e tyre.

Sipas tij, për shkak të veprimeve të mëhershme nga qeveritë e kaluara, buxheti aktual nuk u lejon që të realizojnë këtë kërkesë të komunave lidhur me kontratat kolektive.

Përveç kësaj, Murati konsideroi se është e pamundur të mos bëhet bllokimi i xhirollogarive nëpër komuna për çka përmendi se ky është vendim gjyqësor i formës së prerë.

Murati e konsideroi enigmatike çështjen se pse ende nuk ka asnjë person përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga obligimet e kontratave