Kurti në SHBA takohet me disa përfaqësues të “Uber”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar takimet e tij në SHBA, por jo me zyrtarë të lartë të shtetit.

Lajme

10/05/2022 22:13

Ai atje ka njoftuar se ka takuar disa udhëheqës të kompanisë së njohur, “Uber”.

Kurti me këtë rast ka thënë se Kosova ka një të ardhme të ndritur në inovacion, i cili paraqet një mundësi të madhe për Amerikën që të investojë në të.

“Në Kaliforni, startup-et në zhvillim që u shndërruan në gjigantë të njohur, si “Uber” – na kujtojnë se një vend i ri si Kosova, unik në nivelin tonë të dëshirës personale dhe talentit krijues, ka një të ardhme të ndritur në inovacion, duke paraqitur një mundësi të madhe për SHBA-të për investim dhe partneritet”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/