Kurti në SHBA, Borrell fton për nesër liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë jo-formale

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borell, ka organizuar një darkë joformale për liderët e Ballkanit Perëndimor nesër në Bruksel.

Lajme

10/05/2022 14:02

Në këtë organizim nuk dihet nëse do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti i cili ndodhet për vizitë në SHBA.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se darka konsiderohet tradicionale, e cila organizohet një herë në vit.

Mediat serbe kanë konfirmuar pjesëmarrjen e presidentit të tyre, Aleksandar Vuçiq.