Kurti në mbledhjen e Qeverisë merr edhe një vendim në dëm të mjekëve
Qeveria e Kosovës në kuadër të mbledhjes së qeverisë, ka miratuar shfuqizimin e udhëzimit administrativ për kompensimin material të punës jashtë orarit dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të ekspertëve mjeko-ligjorë.
Lajme
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se do të eliminohet mundësia e kompensimit për kryerjen e ekzaminimeve mjekoligjore pa bazë ligjore.
Sipas tij, një gjë e tillë e ka dëmtuar buxhetin e institucioneve, në veçanti Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe atë gjyqësor. Sipas vlerësimit të Kurtit, dëmet rrumbullaksohet në shumën prej afro 840 mijë euro.
Në anën tjetër, zëvendësministër i Drejtësisë, Blerim Sallahu thotë se kompensimi për kryerjen e ekspertizave mjeko ligjore deri tash është bërë me udhëzim administrativ dhe pa bazë ligjore.
Në po të njëjtën mbledhje u propozua edhe deklarimi i pasurisë nga ana e profesorëve dhe dhe mjekëve.