Kurti: Në kalendarin tonë të historisë, marsi është muaji i lavdisë- Sot votojmë projektligjet për konfiskim të pasurisë e çmimet tavan
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në mbledhjen e sotme të mbledhjes. Kurti deklaroi se shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare, e marsi është muaj i lavdisë historike dhe nderime i sakrificës. Ai tha se në kalendar vjetor shkurti vjen para marsit, por në kalendarin e historisë sonë para shkurtit ishte marsi.…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në mbledhjen e sotme të mbledhjes.
Kurti deklaroi se shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare, e marsi është muaj i lavdisë historike dhe nderime i sakrificës.
Ai tha se në kalendar vjetor shkurti vjen para marsit, por në kalendarin e historisë sonë para shkurtit ishte marsi.
“E pa 5, 6 dhe shtatë marsin nuk bëhej 17 shkurti. Pa flijimin e familjes Jashari nuk bëhej festa shtetërore e Republikës e pa luftën e UÇK-së nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë për liri.
Në mbledhjen e sotme për miratimin tonë pret projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor që buron nga procesi i Berlinit. Përmes saj pas ratifikimit në Kuvend dhe kur të fillon zbatimi lehtësohet qasja dhe pranimi i studentëve në institucione publike të lartë, sepse hiqen pengesat administrative”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.
“Po ashtu, do ta vendosim për votim agjendën legjislative për vitet në vijim. Aty ndër të tjera, përfshihen Projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Projektligji i ri për Çmimet tavan: të dy zotime tona, të dy nevoja të vendit dhe qytetarëve, të cilat përmbushen dhe plotësohen shumë shpejt.Në rend të ditës kemi edhe themelimin e dy ndërmarrjeve të reja publike lokale: “Fushë Kosova” Sh.A, e para në Komunën e Fushë Kosovës, dhe “EKO Drenasi” Sh.A, që do të ofrojë mirëmbajtjen e hapësirave dhe ndërtesave publike”./Lajmi.net/