Kurti në Hannover, takohet me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Bosch Rexroth, Steffen Haack

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, u takua me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack në Hannover, aty ku po merr pjesë në panairin “Hannover Messe 2025”. Temë kryesore e bisedës mes tyre ishte mundësia e investimeve në Kosovë, transmeton lajmi.net. Në…

Lajme

31/03/2025 14:57

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, u takua me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack në Hannover, aty ku po merr pjesë në panairin “Hannover Messe 2025”.

Temë kryesore e bisedës mes tyre ishte mundësia e investimeve në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Në këtë takim u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit në fushën e kërkimit, hulumtimit dhe zhvillimit në sektorët e automatizimit dhe teknologjisë industriale.

Kurti e ftoi atë që ta vizitojë Kosovën për të njohur më gjerësisht potencialin për investime që ofron shteti i Kosovës./Lajmi.net/