Kurti në Gjermani më 12 dhe 13 tetor zhvillon takim me mërgatën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vikendit do të udhëtojë në Gjermani për të zhvilluar një takim me bashkatdhetarët tanë. Kështu është bërë e ditur në llogarinë e LëvizjesVetëvendosje në Facebook, të cilët treguan se shefi i qeverisë pritet që këtë të shtunë të udhëtojë drejtë Gjermanisë. Ndërkaq tubimet pritet që të mbahen në katër…

Lajme

08/10/2024 15:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vikendit do të udhëtojë në Gjermani për të zhvilluar një takim me bashkatdhetarët tanë.

Kështu është bërë e ditur në llogarinë e LëvizjesVetëvendosje në Facebook, të cilët treguan se shefi i qeverisë pritet që këtë të shtunë të udhëtojë drejtë Gjermanisë.

Ndërkaq tubimet pritet që të mbahen në katër lokacione të mdryshme në Munchen, Stuttgart, Koln dhe Berlin.

“Tubimet do të mbahen sipas orarit të mëposhtëm: Më 12 tetor 2024 në München (Heidemannstrasse. 190939 prej orës 12:00-14:00) dhe Stuttgart (Stuttgarterstr. 6570806 prej orës 17:15-19:30).

Më 13 tetor 2024 në Köln (Claudiastr. 2C51149, Köln prej orës 12:30-15:00) dhe Berlin (Hermanstr/Rollbergstrasse. 214-216, 12049 Berlin prej orës 18:45-21:00). Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këto takime”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/