Kurti në Gjakovë: Familja e Marsel Sebi hapi dyert e shtëpisë për të ndarë festën me ne

Kryeministri i vendit, Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në meshën e organizuar në Katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë. Kurti uroi të gjithë besimtarët katolikë për Krishtlindje, ndërsa shënimin e kësaj feste sot e vazhdoi në Gjakovë. Ai bashkë me stafin vizituan kishën “Shën Ndou” në Gjakovë, ku u pritën nga Pader Aleksandër Tanushi. Përpos kësaj,…

Lajme

25/12/2024 12:23

Kryeministri i vendit, Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në meshën e organizuar në Katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë.

Kurti uroi të gjithë besimtarët katolikë për Krishtlindje, ndërsa shënimin e kësaj feste sot e vazhdoi në Gjakovë.

Ai bashkë me stafin vizituan kishën “Shën Ndou” në Gjakovë, ku u pritën nga Pader Aleksandër Tanushi.

Përpos kësaj, kryeministri Kurti tregoi se një familje atje hapi dyert e shtëpisë me zemërgjerësi për të ndarë festën me të, transmeton lajmi.net.

Duke vizituar një vend tjetër përgjatë Krishtlindjeve, Kurti njoftoi se në Vugovë të Gjakovës uruan e festuan edhe me mërgimtarët./Lajmi.net/

https://www.facebook.com/stories/165828618244207/UzpfSVNDOjE3ODY4OTUxMjg3NzkyNjM=/?view_single=1

https://www.facebook.com/stories/165828618244207/UzpfSVNDOjEwODg4NTUwNTk0NTY4MjA=/?view_single=1