Kurti në Forumin e Varshavës, ish deputeti gjerman: Dëshmon se sa gabim është QUINT-i me përjashtimin ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Varshavës me temë “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”. Duke shpërndarë videon e adresimit të Kurtit në këtë Forum, ish-deputeti gjerman Reinhard Butikofer ka shkruar se prania e Kurtit aty është një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Ai e…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Varshavës me temë “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.
Duke shpërndarë videon e adresimit të Kurtit në këtë Forum, ish-deputeti gjerman Reinhard Butikofer ka shkruar se prania e Kurtit aty është një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.
Ai e ka vlerësuar gabim përjashtimin e Kosovës nga QUINT-i, shkruan lajmi.net.
“Ftesa për Albin Kurtin për të adresuar në këtë Forum ishte një hap i mirë, i guximshëm dhe i domosdoshëm, duke sinjalizuar qartë se sa gabim është Quint në përjashtimin e tyre ndaj Kosovës”, ka shkruar Butikofer në “X”. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në “X”:
To invite @albinkurti to give this address was a good, couragious and necessary step, signalling clearly how wrong the Quint is in their ostracism of #Kosovo. https://t.co/eL0Wo0QvOH
— Reinhard Bütikofer (@bueti) October 3, 2024