Kurti në BIK: Nderojmë 37 dëshmorët që vijnë nga imamët e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka shprehur mirënjohje për BIK-un duke thënë se Qeveria vlerëson përkushimin dhe punën e këtij institucioni. Kurti në këtë ditë ka nderuar edhe 37 dëshmorët e rënë që vijnë nga imamët e Kosovës. “Qeveria…

Lajme

30/03/2025 11:45

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka shprehur mirënjohje për BIK-un duke thënë se Qeveria vlerëson përkushimin dhe punën e këtij institucioni.

Kurti në këtë ditë ka nderuar edhe 37 dëshmorët e rënë që vijnë nga imamët e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës e vlerëson përkushtimin dhe punën e Bashkësisë Islame. Një mirënjohje e veçantë shkon për Bashkësinë Islame në aspektin social, të cilët ndihmojnë ata në nevojë dhe kjo tregon solidaritetin tonë si popull. Në këtë ditë nderojmë edhe 37 dëshmorët e Kosovës të cilët vijnë nga imamët e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Në urimin e tij për Fitër Bajram, Kurti ka thënë që ky muaj të jetë “rikthim te vlerat më të pastra njerëzore – dashuria, mëshira dhe solidariteti.