Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës, diskuton për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se mbrëmë ishte i ftuar në Asamblenë Kombëtare të Francës, për të bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe atij për Çështje Evropiane, në një takim të përbashkët. Ai ka thënë se në korrik kanë nënshkruar pesë marrëveshje e instrumente, dhe po angazhohen për zgjerim të…

Lajme

11/11/2026 12:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se mbrëmë ishte i ftuar në Asamblenë Kombëtare të Francës, për të bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe atij për Çështje Evropiane, në një takim të përbashkët.

Ai ka thënë se në korrik kanë nënshkruar pesë marrëveshje e instrumente, dhe po angazhohen për zgjerim të bashkëpunimit dhe thellim të marrëdhënieve dypalëshe.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Francës për vendin dhe popullin tonë, roli i saj mbështetës drejt integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës është posaçërisht i rëndësishëm”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: