Kurti nderon martirët në Mejë në përvjetorin e masakrës
Sot shënohet përvjetori i 26-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Memorialin e të rënëve. Ai u shoqërua nga zyrtarë të tjerë qeveritarë. Qindra qytetarë dhe familjarë të martirëve nga e…

Lajme
Sot shënohet përvjetori i 26-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Memorialin e të rënëve. Ai u shoqërua nga zyrtarë të tjerë qeveritarë.
Qindra qytetarë dhe familjarë të martirëve nga e gjithë Kosova janë mbledhur në këtë vend për të nderuar kujtimin e viktimave të masakrës së Mejës, një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë.
Në këtë datë, pra më 27 prill 1999, forcat serbe kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke vrarë 377 shqiptarë, një pjesë e tyre ende të pagjetur. Ato rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.