Kurti: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është ndërhyrje në sovranitet dhe demokraci të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë sot për media së bashku me ministrin Nenad Rashiq ka thënë se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është ndërhyrje në sovranitet dhe demokraci të vendit. Kurti ka thënë se shteti serb në vazhdimësi ka bërë përpjekje t’i dëmtojë subjektet rivale serbe, sidomos partinë e…

Lajme

09/03/2025 11:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë sot për media së bashku me ministrin Nenad Rashiq ka thënë se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është ndërhyrje në sovranitet dhe demokraci të vendit.

Kurti ka thënë se shteti serb në vazhdimësi ka bërë përpjekje t’i dëmtojë subjektet rivale serbe, sidomos partinë e Nenad Rashiqit, i cili aktualisht mban postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës.

“Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është ndërhyrje në sovranitet dhe demokraci të vendit, ajo ka ndikuar në përzgjedhjen e deputetëve serb të pakicave jo serbe e të cilët janë nën kontrollin e plotë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq të qeverise e inteligjencës e krimit të organizuar atje”, ka thënë Kurti.

Tutje Kurti thotë se tashmë nuk Serbia nuk mund të ketë ndikimin e më hershëm në Kosovë, por se presidenti serb po shfryëzon alternativa të tjera.

“Kështu Serbia orvatet që ta mbaj të bllokuar jo vetëm zhvillimin e brendshëm  por edhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Si zëvendësim janë rritur format tjera të kërcënimeve hibride, kryesisht joshja dhe kushtëzimi financiar, shantazhet e frikësimet por edhe sulmet kibernetike”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë ka thënë se gjatë zgjedhjeve pati vazhdimisht tendenca nga ana e Serbisë për t’i frikësuar votuesit në Kosovë, e sidomos votuesit joserb.

“Aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme t’i dëmtojë subjektet rivale serbe, veçanërisht Partinë për Liri, Drejtësi e Mbijetesë të Nenad Rashiqit dhe Demokracia serbe të Aleksandër Arsenijeviq por edhe votuesit e komuniteteve tjera, kryesisht rom e ashkali”, ka thënë ndër të tjera Kurti. /Lajmi.net/