Kurti mori pjesë në festën tradicionale “Darka e Lamës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në festën tradicionale Darka e Lamës, që u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ditë kjo që shënon përfundimin e të korrave për të festuar vitin e bereqetshëm.  Kurti falënderoi veçanërisht fermerët për punën e palodhshme të tyre në rritjen e prodhimit vendor. Tutje në…

Lajme

02/12/2024 23:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në festën tradicionale Darka e Lamës, që u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ditë kjo që shënon përfundimin e të korrave për të festuar vitin e bereqetshëm.

 Kurti falënderoi veçanërisht fermerët për punën e palodhshme të tyre në rritjen e prodhimit vendor.

Tutje në njoftim thuhet se, ai konfirmoi mbështetjen dhe angazhimin e qeverisë për ta, duke theksuar se sukseset i gëzojmë së bashku, dhe gjithmonë jemi me shpresën që kjo begati të na përcjellë edhe vitin tjetër.

“Sivjet kemi një korelacion interesant krahasuar me para katër viteve: edhe sipërfaqja e punuar e tokës edhe Bruto Produkti Vendor janë rritur për 50 për qind. E punojmë tokën më shumë dhe e rrisim ekonominë tonë më lart. Për tokat e mbjella, grurin e korrur, bukën e sofrës, mikpritjen dhe bujarinë që na karakterizon si komb e si shtet. Gëzuar e ta shijoni këtë darkë të shtruar vetëm me produkte vendore”, u shpreh Kurti. /Lajmi.net/