Kurti: Miratimi i ligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi, na dërgon drejt reformave nga të cilat përfitojmë 90 milionë euro nga Plani i Rritjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me mbledhjen e sotme të Qeverisë. Ai ka thënë se sot në mbledhjen e 11 të Qeverisë, kanë miratuar projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare tejet të rëndësishme dhe kanë marrë vendime strategjike. “Me miratimin e projektligjeve si ai sot për Inovacion dhe Ndërmarrësi, pas pakos së ligjeve…

Lajme

20/04/2026 14:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ai ka thënë se sot në mbledhjen e 11 të Qeverisë, kanë miratuar projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare tejet të rëndësishme dhe kanë marrë vendime strategjike.

“Me miratimin e projektligjeve si ai sot për Inovacion dhe Ndërmarrësi, pas pakos së ligjeve për energjinë, të cilat duhet të hyjnë në fuqi para fundit të Qershorit, po lëvizim drejt përmbushjes së veprimeve dhe reformave nga të cilat mund të përfitojmë deri në 90 milionë euro të tjera në hapin e radhës në kuadër të Planit të Rritjes”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se ky ishte fillim i mbarë i këtij mandati qeverisës, me vendime që sjellin fonde për vendin, projektligje që transformojnë shtetin dhe përfitojnë qytetarët.

“Të tilla vendime për të mirën e përgjithshme do të kemi në çdo mbledhje të Qeverise në javët, muajt e vitet përpara, ashtu siç qytetarët na kanë besuar”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: