Kurti me gjuhë përçarëse – fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet lokale, por i godet kryetarët e komunave që s’janë të VV-së
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një video mesazh për mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka fyer udhëheqjet e partive të tjera nëpër komuna. Ai në këtë video thotë se komunat duhet të kenë njerëz të ndershëm, teksa bën thirrje, siç pretendon, për “të larguar nga pushteti klanet dhe ata…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një video mesazh për mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka fyer udhëheqjet e partive të tjera nëpër komuna.
Ai në këtë video thotë se komunat duhet të kenë njerëz të ndershëm, teksa bën thirrje, siç pretendon, për “të larguar nga pushteti klanet dhe ata që i shohin komunat si pronë private”.
“Tani, me zgjedhjet lokale që po afrojnë, le t’i bëjmë komunat anembanë Kosovës shembull të qytetarisë, të zhvillimit dhe të qeverisjes sonë të mirë”, ka shkruar ai.
“Më 12 tetor mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë dhe vota juaj është vendimtare për fitoren tonë. Ftoni çdo bashkatdhetar, secilin e secilën të regjistrohet, në mënyrë që askush të mos e humbë mundësinë për ta jetësuar qeverisjen e vërtetë edhe në nivel lokal”, ka shtuar Kurti.
“Janë vetëm 6 ditë deri më 29 gusht. Mos e lini për nesër, regjistrohuni tani. Procesi është i lehtë dhe i shpejtë. Me votën tuaj, komunat do të kenë njerëz të ndershëm e të përkushtuar që punojnë për qytetarët, duke larguar njëherazi nga pushteti klanet dhe ata që i shohin komunat si pronë private. Me votën tuaj, fitoret tona bëhen të plota”, ka thënë ai.