Kurti me anëtarë të VV-së vizitojnë familjen Selimi, Mehmeti-Selimi: I falënderojmë për mbështetjen që na dhanë gjatë këtyre pesë viteve

Deputetja e VV-së dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi ka pritur sot për vizitë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, me disa ministra në detyrë, deputetë dhe bashkëpunëtorë të VV-së. Ajo i ka falënderuar ata në emër të familjes Selimi, shkruan lajmi.net. “Unë, fëmijët e mi dhe e gjithë familja jonë i falënderojmë…

Lajme

05/11/2025 16:04

Deputetja e VV-së dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi ka pritur sot për vizitë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, me disa ministra në detyrë, deputetë dhe bashkëpunëtorë të VV-së.

Ajo i ka falënderuar ata në emër të familjes Selimi, shkruan lajmi.net.

“Unë, fëmijët e mi dhe e gjithë familja jonë i falënderojmë të gjithë ata që tash e pesë vite me radhë na kanë dhënë mbështetjen e tyre. Me shpresën që shpejt të takohemi në gëzime bashkë me Rexhen tonë”, ka shkruar Mehmeti-Selimi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: