Kurti: Masa 25-ditore e Kushtetueses është absurde dhe e dëmshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së,  kritikoi ashpër Gjykatën Kushtetuese për vendimet në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Kurti theksoi se nga katër muaj e gjysmë që ka nisur seanca për konstituimin e Kuvendit, tre muaj janë humbur për shkak të zvarritjeve të Gjykatës. “Gjykata mori masë të…

Lajme

07/09/2025 13:01

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së,  kritikoi ashpër Gjykatën Kushtetuese për vendimet në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Kurti theksoi se nga katër muaj e gjysmë që ka nisur seanca për konstituimin e Kuvendit, tre muaj janë humbur për shkak të zvarritjeve të Gjykatës.

“Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës Serbe, e paarsyeshme besoj unë. Dhe kërkoj që 120 deputetë të vegjetojnë deri më 30 shtator, plot 25 ditë kot.

Kjo është ngjashëm sikur ministri i shëndetësisë, Arben Vitia të lëshoj një vendim mjekësor që ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar të tyre. Të vetmën dilemë se nëse është më shumë absurde apo e dëmshme, por që është edhe absurde edhe e dëmshme, nuk kam dyshim”, u shpreh ai.