Kurti: LVV është e para në 22 komuna, përfshirë Klinën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar një gabim në postimin e mëhershëm, duke thënë se harta e publikuar nuk kishte përfshirë votat e mërgatës dhe personave me nevoja të veçanta. Pas përfshirjes së këtyre votave, rezulton që Lëvizja Vetëvendosje është e para sipas tij edhe në komunën e Klinës, duke e bërë atë pjesë…

Lajme

31/03/2025 10:42

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar një gabim në postimin e mëhershëm, duke thënë se harta e publikuar nuk kishte përfshirë votat e mërgatës dhe personave me nevoja të veçanta.

Pas përfshirjes së këtyre votave, rezulton që Lëvizja Vetëvendosje është e para sipas tij edhe në komunën e Klinës, duke e bërë atë pjesë të hartës së kuqe.

Kurti kërkoi falje për këtë lëshim dhe falënderoi mbështetësit e partisë.

Ai gjithashtu tha se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, LVV është e para në 22 komuna, ndërsa PDK udhëheq në dy komuna, LDK në një, AAK (në koalicion me Nismën Socialdemokrate) në dy, KDTP në një dhe LS në dhjetë komuna, prej të cilave gjashtë janë komuna të Ahtisaarit.