Kurti: Kryeministri i parë që prezantoi buxhetin e 4-të pra Qeveria e parë që e çon mandatin deri në fund

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar sot para deputetëve buxhetin për vitin 2025. Pas shumë kohësh, Kurti është kthyer në Kuvendin e Kosovës nga foltorja ku edhe foli për buxhetin. Kurti tha se është kryeministri i parë që prezanton buxhetin e 4 të mandatit, për të shënuar qeverinë e parë që e çon mandatin…

Lajme

11/11/2024 10:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar sot para deputetëve buxhetin për vitin 2025.

Pas shumë kohësh, Kurti është kthyer në Kuvendin e Kosovës nga foltorja ku edhe foli për buxhetin.

Kurti tha se është kryeministri i parë që prezanton buxhetin e 4 të mandatit, për të shënuar qeverinë e parë që e çon mandatin deri në fund.

“Buxheti për vitin 2025 u projektua të jetë 3.6 miliardë euro apo 9% më i lartë se ai për vitin 2024 apo 60% më i lartë se sa ai në vitin 2020.Për të arritur deri këtu në këto katër vite kaluam nëpër shumë sfida në ato globale dhe të brendshme, por për dallim nga ata para nesh u siguruam që buxheti të orientohej  aty ku kthimi ishte më i larti, tek qytetarët tanë duke e bërë këtë vit pas viti, e rritej edhe buxheti pa ndryshuar asnjë politikë tatimore. Sepse investimi e qytetarëve tanë vazhdonte të kthente rritje të qëndrueshme. Buxheti i vitit 2025 është i katërti me radhë që po prezantojmë në këtë mandat. Prezantimin e buxhetit në Kuvend e kemi bërë sipas rregullave të përcaktuara nga Ligji i financave publike. Më i madh buxheti i shtetit secilin vit, aq më i hershëm prezantimi i tij në Kuvend. Ky buxhet për vitin 2025, është buxhet për familje. Asnjë qeveri nuk ka mbështetur si ne familjet”, deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se buxheti për paga dhe shtesa 13.85 për qind më i lartë se në 2024.

“Buxheti për mallra dhe shërbime duke përfshirë edhe ato komunale është 3.2 % më i lartë se në 2024. Ai për subvencione dhe transfere është 8.75 për qind se në 2024 e këtu luajnë rol masat e reja si pensionet, shtesat për fëmijë e të tjera. Buxheti për investime kapitale është  3.8 për qind. Bruto produkti vendoruë sthë rritur aq sa për herë të parë sivjet do të kalojë shifrën prej 10 miliardë euro, kurse për vitin e ardhshëm pritet të shkojë përtej 11 miliardë euro”,shtoi Kurti.

Ai theksoi se sivjet do të kemi bruto produkt vendor afro 7 herë më të lartë nga viti 2000 që është viti i parë pas çlirimit, apo afro 23 herë më i lartë se në vitin 2008 në vitin e shpalljes së pavarësisë e gati 50 për qind më i lartë se sa viti 2019 apo viti i parë pandemik./Lajmi.net/