Zyrtari amerikan Kasanof nesër në Kosovë, e konfirmon kryeministri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nesër në Kosovë do të vie zyrtari i lartë amerikan, i dërguari për Ballkanin, Alexander Sasha Kasanof. Kurti gj atë një konferencë për media tha se nesër Kasanof do të jetë në Kosovë, ku edhe do ta pres në takim. “Nesër do të presim zyrtarin amerikan këtu.…

Lajme

09/10/2024 13:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nesër në Kosovë do të vie zyrtari i lartë amerikan, i dërguari për Ballkanin, Alexander Sasha Kasanof.

Kurti gj atë një konferencë për media tha se nesër Kasanof do të jetë në Kosovë, ku edhe do ta pres në takim.

“Nesër do të presim zyrtarin amerikan këtu. Do të zhvillojmë takime me të, ai është në vend të Gabriel Escobar dhe tani me Kasanof se do të vazhdojë angazhimin tonë. Çfarë mund të presim prej tij besoj se duhet të kemi një durim prej 24 orësh”, deklaroi ai.

Ndryshe Kasanof sot qëndroi në Beograd ku ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuciq./Lajmi.net/