Kurti kalon kah zyrat e LDK-së dhe pyetet a vizitoi Abdixhikun, situatën e tejkalon me të qeshura

Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i doli punë sot tek “Qafa” në Prishtinë. Ai është parë bashkë me ministrin në detyrë të Kulturës, Hajrullah Çekun dhe me zyrtarë të tjerë derisa parakalonin në afërsi të zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. E derisa po kalonte andej dikush nga gazetarët vendosi që ta pyes se pse…

Lajme

21/05/2025 14:11

Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i doli punë sot tek “Qafa” në Prishtinë.

Ai është parë bashkë me ministrin në detyrë të Kulturës, Hajrullah Çekun dhe me zyrtarë të tjerë derisa parakalonin në afërsi të zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E derisa po kalonte andej dikush nga gazetarët vendosi që ta pyes se pse s’e vizitoi kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku pasi që ishte afër zyrave të tyre.

E kryeministri në detyrë nuk deshi të deklarohej, derisa nuk hezitoi të qeshte në lidhej me këtë pyetje.

Dihet mirë se Kurti disa herë radhazi i shkroi Abixhikut për takim, e së fundi edhe për një ofertë të hapur koalicioni./Lajmi.net/