Kurti jep detaje nga takimi që pati Antonio Costa-n: Kërkova llogaridhënie për kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albni Kurti dje ka zhvilluar një takim me Presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Ndërsa sot përmes një postimi në “X”, Kurti tha detaje në lidhje me diskutimin që pati me Costan në këtë takim. Kurti e uroi për rolin e tij të ri në krye të Këshillit Evropian duke…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albni Kurti dje ka zhvilluar një takim me Presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Ndërsa sot përmes një postimi në “X”, Kurti tha detaje në lidhje me diskutimin që pati me Costan në këtë takim.
Kurti e uroi për rolin e tij të ri në krye të Këshillit Evropian duke thënë se i ka rikonfimuar Costas përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve të Bashkimit Evropian në avancimin e aspiratave për aëntarësim.
Përpos kësaj, Kurti tha se në takimet që kishte edhe me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas dhe Komisioneren Evropiane për Fqinjësi dhe Zgjerim, Marta Kos, ka ngritur shqetësimet për kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë në vend.
“Gjatë takimit tonë dypalësh dhe darkës së përbashkët me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, HR/VP Kaja Kallas dhe Komisioneren Evropiane për Fqinjësi dhe Zgjerim, Marta Kos, ngrita shqetësimet në lidhje me kërcënimet dhe e vazhdueshme ndaj sigurisë sonë, duke përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike, dhe kërkova llogaridhënie”, ka shkruar Kurti në “X”.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, shtoi se bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat kërkojnë njohje dhe respekt reciprok, llogaridhënie dhe një angazhim të përbashkët për paqen./Lajmi.net/
Had a productive meeting with the President of the European Council, António Costa (@eucopresident). I congratulated him on his new role and reaffirmed Kosova’s commitment to deepening relations with the EU and advancing our membership aspirations. During our bilateral meeting… pic.twitter.com/LuZjRwUjY2
— Albin Kurti (@albinkurti) December 4, 2024