Kurti ia del me zgjidh ekuacionin, Bulliqi e Nagavci e duartrokasin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një shkolle në komunën e Podujevës, ku ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi. Kurti zgjidhi një detyrë matematike aty, mirëpo në rrjetet sociale ka shumë komente se i pari i vendit këtë detyrë e…

Lajme

04/09/2024 17:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një shkolle në komunën e Podujevës, ku ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Kurti zgjidhi një detyrë matematike aty, mirëpo në rrjetet sociale ka shumë komente se i pari i vendit këtë detyrë e ka kryer gabim.

Bëhet fjalë për një detyrë me të panjohur (X).

Detyra ishte kjo: -(3x) – (-5) = (-5x) – (-2) +3

Sipas Kurtit, X është 5.

Mirëpo në rrjetet sociale po qarkullon një version tjetër, që X është 0.