Kurti ftoi Abdixhikun, Rukiqi ia kujton kur iu thoshte “hajvana”: Tash hajde takohemi po i harrojmë të gjitha me rëndësi pushteti
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një reagim lidhur me ftesën për takim që Kurti ia bëri Abdixhikut. Ai ia kujton Kurtit kur opozitën e quante “hajvana”, por që tash kërkon me i harru të gjitha sepse për Kurtin sipas tij me rëndësi është pushteti. Ai Kurtin e quan mashtrues, përçares ndër-shqiptarë…

Lajme
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një reagim lidhur me ftesën për takim që Kurti ia bëri Abdixhikut.
Ai ia kujton Kurtit kur opozitën e quante “hajvana”, por që tash kërkon me i harru të gjitha sepse për Kurtin sipas tij me rëndësi është pushteti.
Ai Kurtin e quan mashtrues, përçares ndër-shqiptarë dhe gënjeshtar.
Reagimi i tij i plotë:
Përçarësi në tri akte
Akti 1: Ju jeni hajvanë, hajna, tradhtarë, bashkëpunëtor të Serbisë
Akti 2: Krijo mjegull si pasojë e rezultatit fatal politik padzgjedhor: dështimit për të gjetur një partner të vetëm për qeverisje dhe shpërfaqjes së varësisë nga deputetë, që nuk kontrollohen në Kosovë
Akti 3: Hajde takohemi dhe bëjmë pazare. Po i harrojmë të gjitha. Me rëndësi pushteti.
Ky është Albin Kurti: Epitomë e jokonsistencës, mashtrimit, gënjeshtres dhe përçarjes ndër-shqiptare.