Kurti flet pas koalicionit në Vushtrri, Xhafer Tahiri e falënderon VV-në: Jam besimtar, e mira kthehet me t’mirë
Lajmi.net raportoi se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur një koalicion paszgjedhor në Vushtrri. Kandidati i VV-së Sylejman Meholli dhe kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri nënshkruan koalicionin në prani të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Meholli në zgjedhjet e 12 tetorit mori 26.28% kurse Xhafer Tahiri mori 21.62%. Kurse pas këtij nënshkrimi…

Lajme
Lajmi.net raportoi se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur një koalicion paszgjedhor në Vushtrri.
Kandidati i VV-së Sylejman Meholli dhe kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri nënshkruan koalicionin në prani të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Meholli në zgjedhjet e 12 tetorit mori 26.28% kurse Xhafer Tahiri mori 21.62%.
Kurse pas këtij nënshkrimi Albin Kurti u deklarua para qytetarëve të pranishëm.
Kurti tha se kjo marrëveshje e arritur sot është për të mirën e qytetarëve të Vushtrrisë.
“Me datën 9 nëntor dhe le të punojmë jo për çdo ditë, por për çdo orë që këtë marrëveshje për bashkëqeverisje që e bëmë sot ta realizojmë me bashkëqeverisje pas 9 nëntorit me kryetarin Sylejman Meholli dhe drejtorët cilët do të bëjnë punë të mara e të mira për qytetarët e Vushtrrisë pa dallim të cilën e duam shumë edhe ajo na do”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.
Kurse kandidati i LDK-së në zgjedhjet e 12 tetorit, Xhafer Tahiri falënderoi VV-në që më 2017 e kishin mbështetur partinë e LDK-së në këtë qytet.
“Në emër tim në emër të kryesisë së LDK-së në Vushtrri dhe në emër të asamblistëve më lejoni t’u falënderoj për prezencën e juaj dhe them se kjo marrëveshje nuk është kundër askujt por është për qytetarët në Vushtrri.Duke qenë besimtar, unë besoj se e mira duhet të kthehet me të mirë. Më 2017 VV ka mbështetur ndryshimin në Vushtrri, sot LDK e kthen në Vushtrri këtë mbështetje në qytetin e Vushtrrisë”,tha Tahiri./Lajmi.net/