Kurti flet nga veriu: Ne jemi gati për hapjen e Urës së Ibrit, po presim që QUINT e KFOR të koordinohen

Nën masa të rrepta sigurie Kryeministri i vendit Albin Kurti ditën e martë e ka kaluar në Veri të Mitrovicës. Ndërkaq edhe në vizitën e tij nuk ka pasur qetësi, pasi disa persona i kanë protestuar kësaj vizite, shkruan lajmi.net. Këtë e ka konfirmuar edhe Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ku…

Lajme

10/09/2024 16:00

Nën masa të rrepta sigurie Kryeministri i vendit Albin Kurti ditën e martë e ka kaluar në Veri të Mitrovicës.

Ndërkaq edhe në vizitën e tij nuk ka pasur qetësi, pasi disa persona i kanë protestuar kësaj vizite, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar edhe Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ku për lajmi.net tha se janë arrestuar dy persona.

“Kemi ndaluar dy persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike, respektivisht bezdisjes. Në ndërkohë janë dërguar në stacionin policorë në jug. Kjo vepër konsiderohet kundërvajtje dhe normal për këtë do shqiptohet një tiketë”, ka thënë Elshani për lajmi.net.

Po ashtu kreu i Qeverisë nga Veriu ka folur për mediat lidhur me Urën e Ibrit dhe ka thënë se raporti i fizibilitetit që është kryer dhe në bazë të tij rekomandohet se Ura e Ibrit mund të hapet.

Ani pse deri më tani Kreu i Qeverisë nuk ka pasur ndonjë deklarim zyrtar për koordinim me ndërkombëtarët për hapjen e Urës së Ibrit me në fund e thotë.

Ai konfirmon se Qeveria e Kosovës është gatshme për hapje dhe se vetëm po pret QUINT-in dhe KFOR-in që të koordinohen rreth çështjes së Urës./Lajmi.net/