Kurti: Feride Rushiti mbrëmë pati më shumë vota se Qeveria Thaçi dhe Qeveria PAN
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media deklaroi se në ditën e fundit kur mund ta zgjedhim president presidentin. Meqenëse sonte në mesnatë skadon afati i përcaktuar me Kushtetutë. “Ju e dini që Vetëvendosje, unë si kryetar i saj kemi bërë një mori ofertash për LDK e PDK, mirëpo deri më sot…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media deklaroi se në ditën e fundit kur mund ta zgjedhim president presidentin.
Meqenëse sonte në mesnatë skadon afati i përcaktuar me Kushtetutë.
“Ju e dini që Vetëvendosje, unë si kryetar i saj kemi bërë një mori ofertash për LDK e PDK, mirëpo deri më sot të gjitha propozimet tona hasën në refuzime. Në anën tjetër s’kemi pasur asnjë propozim se sit ë dalim nga ky ngërc. Menjëmend i kemi fituar 51% bashkë me partnerët tanë, e kmi 57 deputetë e mazhoranca 66 deputetë mirëpo përgjegjësia për ti dhënë Republikës institucionet e saj të plota, me këtë rast përveç kryesisë e Kuvendit e Qeverinë, nuk është vetëm e fituesit e mazhorancës.Edhe për opozitën ka përgjegjësi në konstituimin e institucioneve në përmbushjen e të gjitha përgjegjësive si pjesëmarrës e vendimarrës.Andaj kemi bërë thirrje kemi bërë propozime e kemi kërkuar takim, mirëpo nuk ishin të suksesshme deri më tani”,deklaroi Kurti.
“Asnjëra për fajin e VV-së, të gjitha për shkak se propozimeve tona u janë përgjigjur me refuzime. Nata e mbrëmshme dëshmoi se Republika mund të ketë president të re ajo është doktorja Feride Rushiti meqeqënse kishte 63 vota në një kuvend me 120 deputetë. Feride Rushiti I ka votat për presidente, ajo cka nuk është është kourumi në Kuvend. Ndërkaq Rushiti i ka votat, e kuvendi s’ka kourum. Më shumë vota se Qeveria e Thacit, e Qeveria e PAN-it me Ramush Haradinajt. Pra Feride Rushiti i ka votat për president, ajo cka nuk kemi është kuorumi në kuvend për fajin e partive opozitare. 4 parti mungojnë në kuvend, PDK, LDK ,AAK dhe Lista Serbe.Më shumë kemi deputet në sallë se jashtë, e më shumë parti brenda kuvendit se të atyre që bojkotojnë e megjithatë ndodhemi në ngërç për shkak të mos zgjedhjes së presidentit që na shpie në zgjedhje të reja e të panevojshme që kushtojnë së paku 10 milionë euro e dhjetëra milionë euro të munguara nga BE sepse s’do të kemi kuvend që funksionon e miraton”,shtoi ai.
Kurti gjithashtu tha se LDK-ja t’ia përcjell listën me 15 nënshkrime e pastaj VV-ja do i siguroj edhe 15 nënshkrime tjera për emrin që ata duan të propozojnë.
“Në këtë situatë unë shumë jam përballur me interesimin tuaj në lidhje me atë listën me 15 nënshkrime që kishte datën e pardjeshit e s’kishte emër sipër se për kë janë ato nënshkrime dhe pasi përfundoi një vazhdim I seancës që përfundon e nis pas orës 23:00 unë kam komunikuar menjëherë me kandidaten Hatixhe Hoxha e kam biseduar me të meqë rast është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK I sjell 15 nënshkrime për kandidatin e saj kushdo që është. Me atë rast VV i plotëson edhe 15 nënshkrime të tjera nga mazhoranca meqenëse lirohen ato nënshkrime e në këtë mënyrë do të kishinm një kandidat nga shoqëria civile e një kandidat nga LDk e sonte le ta zgjedhim presidenten, apo presidntin e ri .
Mund të mos ti kenë 15 nënshkrime, 14, 13 sa t’i kenë le të mi binë unë i marrë ato dhe i plotësoj vec le ta sjellin kandidatin e tyre LDK-ja ne ja plotësojmë cka mungon. Kryetari i LDK-së, i ka refuzuar ato oferta do të ishte mosrespekt t’ia risjell. Ai duhet ti kërkojë ato sepse i ka refuzuar ato. Ajo cka munnd të bëjmë tash që cka ju mungon prej nënshkrimeve e kanë garanci Vetëvendosje.
Do të pranonim, vetëm le të na sjellin. Ne fare s’e kemi kë e sjell si kandidat LDK, vec le ti sjellë nënshkrimet”./Lajmi,net/