Kurti falënderon të gjithë për përkushtimin në gjetjen e trupit të pajetë të viktimës në Ujman, i shpreh ngushëllime familjes
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pasi është gjetur trupi i pajetë i viktimës në Liqenin e Ujmanit. Ai ka falënderuar AME-në, FSK-në, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, KFOR-in dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në gjetjen e trupit të pajetë të viktimës. “Falënderoj Agjencinë e…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pasi është gjetur trupi i pajetë i viktimës në Liqenin e Ujmanit.
Ai ka falënderuar AME-në, FSK-në, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, KFOR-in dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në gjetjen e trupit të pajetë të viktimës.
“Falënderoj Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit”, ka shkruar Kurti.
Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes Latifi për humbjen e tyre.
“Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: