Kurti fajëson komunat që nuk aplikuan për banim të përballueshëm dhe social

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka fajësuar komunat që nuk kanë aplikuar për banim të përballueshëm dhe social, duke thënë se është për të ardhur keq për shkak se çiftet e reja, prindërit vet ushqyes. Kurti i bëri këto komente pas vendosjes së gurthemeli për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm në Podujevë, ku…

Lajme

20/05/2025 11:46

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka fajësuar komunat që nuk kanë aplikuar për banim të përballueshëm dhe social, duke thënë se është për të ardhur keq për shkak se çiftet e reja, prindërit vet ushqyes.

Kurti i bëri këto komente pas vendosjes së gurthemeli për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm në Podujevë, ku është pyetur edhe për bllokadën në Kuvendin e Kosovës.

“Prej 38 komunave vetëm 13 kanë aplikuar për banim të përballueshëm dhe social, është për të ardhur keq për arsye se qiftet e reja, prindërit vet ushqyes, kanë nevojë për banim të përballueshëm dhe social. Me këtë rast ne po dëshmojmë se më e madhe është oferta e Qeverisë se sa kërkesa e komunave, i bije që përafërsisht prej tri komunave, vetëm njëra aplikon për banim të banueshëm dhe social dhe dy prej tyre nuk e bëjnë këtë gjë. Fatmirësisht Podujeva e ka bërë aplikimin dhe tash po e fillon realizimin, e për ato çështje të tjera të bllokimeve, janë në Prishtinë, ne jemi për ndërtime këtu”, tha Kurti.

Fillimin e këtij projekti, kryeministri në detyrë, Albin Kuri e konsideroi lajm të gëzueshëm për llapjanët.

“Në këto dy lote apo ndërtesa do të ketë në njërën prej tyre 70 njësi, ndërsa në tjetri 63 njëri pra gjithsej 133 njësi banimi prej të cilave 106 janë për banim të përballueshëm, ndërsa, 27 janë për banim social. Katër lloje të banesave do të jenë banesa 53 metra katror, 66 metra katror, 77 metra kaltëror, 87 metra kaltëror me ç’rast më shumë se gjysma 53% do të jenë këso 77 metra kaltëror”, tha Kurti.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se banimi i përballueshëm është ndër projektet më të mëdha që po zhvillohen në këtë komunë.

Ndërsa, zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Jeton Raka tha se për këtë projekt nga 38 komunat e Kosovës kanë aplikuar vetëm 13 prej tyre. Sipas tij, kjo është papërgjegjësi e disa udhëheqësve komuna të cilat banorët e të atyre komunave po ua mohojnë të drejtën e banimit.

Projekti për banim të përballueshëm tashmë ka nisur edhe në komunën e Gjilanit dhe atë të Istogut. Ky projekt është bashkëfinancim në mes të komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Përfituesit do të përcaktohen sipas kritereve të parapara në legjislacionin në fuqi

Mundësi përfitimi do kenë qiftet e reja ku mosha e njëri nga çifti duhet të jenë nën moshën 37 vjeçare.

Po ashtu, përfitues do të jenë edhe familjet më të ardhura ta ulëta deri të të ardhurat e mesme, si dhe grupet e cenueshme.