Kurti fajësoi opozitën se po i shtynë zgjedhjet, Bajrami: Lojë e dështuar, në zgjedhje do shkojmë duke ju kërkuar llogari për mashtrime

Deputetja nga radhë te LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka fajësuar opozitën për shtyrje të zgjedhjeve, në takimin e mbrëmshëm që pati me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje. Bajrami tha se VV-ja është në panik sepse i ka dështuar nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje. Depuetja Bajrami…

Lajme

18/06/2024 14:28

Deputetja nga radhë te LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka fajësuar opozitën për shtyrje të zgjedhjeve, në takimin e mbrëmshëm që pati me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bajrami tha se VV-ja është në panik sepse i ka dështuar nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje.

Depuetja Bajrami e quajti këtë lojë të dështuar të kryeministrit Kurti.

“Asnjë banesë për çiftet e reja. Asnjë rrugë e përfunduar. Me dy-tri çerdhe të nisura e 160 të premtuara. Me shtrenjtim të rrymës. Me dështime të njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi. Me asnjë rezultat në ekonomi. Me tendera njëburimor për çdo ditë.  Tash partia në pushtet është në panik sepse i dështoi nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë”,tha ajo.

Po ashtu deputetja e LDK-së, Bajrami theksoi se në zgjedhje do të shkojnë duke kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën.

“Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën dhe jo duke mashtruar se nuk iu la opozita të punoni”,shtoi ajo./Lajmi.net/