Kurti edhe sot si zakonisht, nuk flet për media para vazhdimit të seancës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk pranoi të flasë për media as sot pak para vazhdimit të sotëm të 23 –të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai kaloi në heshtje pyetjet e gazetarëve për bllokadën në Kuvend. Kjo është bërë “traditë” e Kurtit, pasi që ai i ka injoruar mediat në vazhdimësi që…

Lajme

29/05/2025 11:14

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk pranoi të flasë për media as sot pak para vazhdimit të sotëm të 23 –të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai kaloi në heshtje pyetjet e gazetarëve për bllokadën në Kuvend.

Kjo është bërë “traditë” e Kurtit, pasi që ai i ka injoruar mediat në vazhdimësi që nga seanca e parë konstituive e Kuvendit.