Kurti e sfidon Limajn në Malishevë – Zyrtarizon kandidimin e deputetit Valon Hoti për kryetar të kësaj komune

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Malishevës për zgjedhjet lokale. Deputeti, Valon Hoti do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të kësaj komune, shkruan lajmi.net Në prezantimin e tij si kandidat ishte edhe kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti. “Në Malishevë ka ardhur koha për ndryshim. Qytetarëve u duhet një…

Lajme

06/08/2025 09:06

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Malishevës për zgjedhjet lokale.

Deputeti, Valon Hoti do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të kësaj komune, shkruan lajmi.net

Në prezantimin e tij si kandidat ishte edhe kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti.

“Në Malishevë ka ardhur koha për ndryshim. Qytetarëve u duhet një komunë që punon ndershëm, qeveris drejt dhe zhvillon çdo lagje e çdo fshat. Valon Hoti është kandidati ynë për kryetar të komunës.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e VV-së.

Postimi i plotë:

Në Malishevë ka ardhur koha për ndryshim. Qytetarëve u duhet një komunë që punon ndershëm, qeveris drejt dhe zhvillon çdo lagje e çdo fshat. Valon Hoti është kandidati ynë për kryetar të komunës.
Sot, në një takim me strukturat organizative të Qendrës së Lëvizjes në Malishevë, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit Organizativ Alim Rama, Koordinatorit të Qendrës Gani Krasniqi, deputetit Salih Zyba dhe ish-deputetes Jetmire Vrenezi, u konfirmua mbështetja e plotë dhe e parezervë për kandidaturën e Valon Hotit për kryetar të komunës së Malishevës.
Valon Hoti, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i ardhshëm i komunës, do të punojë për një qeverisje që i jep fund padrejtësive dhe neglizhencës, që hap rrugë të reja zhvillimi për bujqit, ndërmarrësit dhe të rinjtë, dhe që i rikthen komunës dinamikën dhe besimin.
Me Valonin kryetar dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje, ndërlidhja komunë-qeveri do të funksionojë siç duhet, duke sjellë projekte të reja për Malishevën.
Urime të gjithë aktivistëve dhe qytetarëve të Malishevës! Le të punojmë për çdo orë të mbetur, në çdo lagje e çdo fshat, për fitoren e madhe të 12 tetorit!/lajmi.net/