Kurti e quan “propagandë” të vërtetën për doracakët e reagon sepse ishte e vërtetë- Qytetarët ia përkujtojnë se mund të shkojë në opozitë nga mediat ashtu siç erdhi në pushtet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot për herë të parë për komentet e opozitës pasi deputeti Eman Rrahmani tha se në doracakët e lëndës së edukimit seksual po bëhet “degjenerimi” i fëmijëve. Ai përmes një video ka thënë se kjo ishte “propagandë” dhe luftë hibride nga opozita e analistët politikë, shkruan lajmi.net. Qytetarët…

Lajme

17/11/2024 21:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot për herë të parë për komentet e opozitës pasi deputeti Eman Rrahmani tha se në doracakët e lëndës së edukimit seksual po bëhet “degjenerimi” i fëmijëve.

Ai përmes një video ka thënë se kjo ishte “propagandë” dhe luftë hibride nga opozita e analistët politikë, shkruan lajmi.net.

Qytetarët përmes komenteve në Facebook, sigurohen të ia kujtojnë Kurtit se kush e solli në pushtet.

Ata ia kujtojnë se ashtu si partitë opozitare që i larguan nga pushteti mediat me raportimin e tyre, të njëjtën mund ta bëjnë edhe me Kurtin.

“Kryeminister, se kur ka filluar të bëhet doracaku nuk ka rëndësi, por që kështu siç është me siguri nuk ka qenë dhe që është bërë në këtë mandat ky doracak, kjo dihet (poashtu nuk ka rëndësi a në gusht a në nëntor të 2023!).
Mos i merr kritikat afër zemrës i nderuar kryeminister, tek e fundit gazetarët dhe shoqëria civile e zbuluan këtë skandal dhe shumë mirë që e zbuluan edhe pse me vonesë, besoj nuk keni harruar se, po këta gazetarë, këto medie e shoqëria civile i dërguan në opozitë qeveritë e mëhershme dhe ju ndihmuan juve të vini në pushtet!
E mira e së mirës do t’ishte që ministrja në fjalë (me mesatarën 6!) të kërkonte falje publike dhe të jepte dorëheqje morale!
Po shihet si është gjendja në arsim, thjeshtë ministrja znj. Arbërie Nagavci nuk është për atë punë!
“Lufta hibride” e të tjerat në këtë status, janë thjeshtë fushatë!”, ka shkruar njëri nga komentuesit.   /Lajmi.net/