Kurti e pyet Veselin: Pse gjithë ky inat ndaj Vetëvendosjes
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka replikuar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin duke e pyetur ‘pse s’po matesh nëse i ke 61 deputetë’.

Lajme
“Nëse frikësohesh të matesh atëherë jam i bindur që në mesin e deputetëve të PAN-it ka të tillë që i marrin 61 vota. Kjo nënkupton që ka deputetë në mesin e PAN-it që do t’i votoja për deputetë. Ose propozone Veselin ose dikë tjetër që ka mundësi të kaloj. Nuk e kuptoj pse gjithë ky inat dhe gjithë kjo mëri ndaj neve”, ka thënë Kurti raporton lajmi.net.
Për pesë të arrestuarit e VV-së të akuzuar për terrorizëm, Kurti ka thënë se ata u liruan dje në mungesë të provave./Lajmi.net/