“Kurti e murr fjalën e tha më duhen edhe disa ditë ta shoh a kam mundësi…”- Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj zbulojnë detaje nga takimi
Ka përfunduar takimi i thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Pas këtij takimi, lideri i Vetëvendosjes nuk deshi të deklarohet para mediave ani pse brenda takimit thuhet se kërkoj edhe një shans. Sipas Lumir Abdixhikut nga LDK dhe Ramush Haradinajt të AAK-së, Kurti kërkoi edhe një mundësi që të arrijë mbledhjen e votave për…
 
                        Lajme
Ka përfunduar takimi i thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Pas këtij takimi, lideri i Vetëvendosjes nuk deshi të deklarohet para mediave ani pse brenda takimit thuhet se kërkoj edhe një shans.
Sipas Lumir Abdixhikut nga LDK dhe Ramush Haradinajt të AAK-së, Kurti kërkoi edhe një mundësi që të arrijë mbledhjen e votave për qeverinë e re.
“Kurti nuk ka qenë i qartë nëse është vetë mandatar, apo e propozon dikë tjetër. Nëse e propozon veten, është pak situatë jo e lehtë, nuk e di si do ta trajtojë presidentja. Besoj që presidentja e ka edhe një situatë që duhet me e shqyrtu: nuk mundet me pranu mandatar të ri pa shumicë, pra nuk mundet me marrë një kërkesë të dytë pa u konfirmu numri i deputetëve 61. Me shumë gjasa nuk do të ketë mandatar tjetër, mirëpo ajo ideja me shfrytëzu kohë, e me marrë kohë, po vazhdon”, deklaroi kreu i AAK-së.
Kurse Abdixhiku deklaroi se “Albin Kurti, pati pretendime ndoshta duhet provuar edhe një herë, por shumica, përfaqësuesit e 52 deputetëve shqiptarë, thanë se nuk ka shumicë”.
Sipas tyre, Kurti ka qenë paksa i paqartë në kërkesën që paraqiti tek presidentja por se ka afat deri më 5 nëntor që të shpërbëhet parlamenti.
Edhe Memli Krasniqi nga PDK-ja tha se Kurti mori fjalën dhe tentoi që të propozojë dicka që sipas tij do të mund t’ia jepte edhe një mundësi.
Por që të tre liderët e partive politike thanë se do të jetë e vështirë edhe për presidenten që të dëgjojë se çfarë dëshiron të propozoj tani Kurti derisa veten nuk mund ta propozoj më.
“Po i kërkon tash edhe disa ditë.E murr fjalën ka gjysma takimit po s’tha diçka konkrete tha ta shoh a kam mundësi a s’kam mundësi. Duke nënkuptu se dëshironte me i pas edhe disa ditë për me e zgjatë këtë agoni në të cilën an ka fut nga fillim i vitit”,deklaroi Krasniqi.
I vetmi që zgjodhi të mos deklarohet fare para mediave ishte Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje./Lajmi.net/
Kurti nuk deklarohet për mediat, largohet me shpejtësi të “dritës” nga Presidenca
 
                                                       
                                                       
                                                      