Kurti e injoron krejtësisht nënshkrimin e Osmanit në Bordin e Paqes: Takimi me Osmanin është hapi i katërt, kemi njëherë Kuvendin e Qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur në lidhje me mos-reagimet për nënshkrimin e presidentes Vjosa Osmanit në Bordin e Paqes. Duke folur për zhvillimet e të kaluarës, Kurti vendosi që të mos flasë fare për këtë nënshkrim. Ai foli për zhvillimet në Doha dhe për zhvillimin e FSK-së atje. “Ne kemi filluar së pari…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur në lidhje me mos-reagimet për nënshkrimin e presidentes Vjosa Osmanit në Bordin e Paqes.
Duke folur për zhvillimet e të kaluarës, Kurti vendosi që të mos flasë fare për këtë nënshkrim.
Ai foli për zhvillimet në Doha dhe për zhvillimin e FSK-së atje.
“Ne kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në forcën ndërkombëtar stabilizuese për Gaza dhe aty unë e di që Kosova është përfaqësuese në atë Konferencë në Doha në Katar, nga Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari.Procesi do të ecë më tutje, jam kryeministër në detyrë s’jam ende në mandatin e tretë por kudo që ka kontribuim në paqen në botë do të jemi kontribues. Prandaj tash duam të marrim pjesë me kapacitetet tona edhe në paqen e botës.Ne si Qeveri kemi ndarë gjysmë milioni euro për Gaza e do kontribuojmë në vijim”deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.
Ai tha se për takimi me presidenten padyshim se janë në komunikim dhe janë takuar.
Por sa i përket takimit për diskutimin e çështjes së presidentit/es të re, Kurti tha se ka kohë për atë pasi është hapi i katërt e në fillim ka çështje të tjera siç janë Kuvendi e formimi i qeverisë.
“Por ta keni parasysh se do të jetë hapi i katërt e ne pas certifikimi të zgjedhjeve kemi nevojë për tre hapa paraprak e që është konstituimi i Kuvendit, pastaj formimi i Qeverisë dhe na duhet që menjëherë të fillojmë me vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare. Kemi tri marrëveshje me Bankën Evropianë.E në raport me opozitën për marrëveshjen ndërkombëtare të shohim se a do të kemi një kapitull të ri”,shtoi Kurti.
Pavarësisht gjithë kësaj, Kurti në asnjë moment nuk foli për nënshkrimin që vendosi Osmani në Davos në Bordin e Paqes./Lajmi.net/