Kurti dhe Krasniqi arrijnë në Kuvend- nuk flasin para mediave

Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka arritur i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai pritet që të takohet me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi derisa ftesës së Kurtit publikisht nuk iu është përgjigjur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ky takim zhvillohet para nisjes së seancës konstituive, përpjekja e nëntë me radhë për të konstituar…

Lajme

01/05/2025 08:36

Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka arritur i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai pritet që të takohet me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi derisa ftesës së Kurtit publikisht nuk iu është përgjigjur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky takim zhvillohet para nisjes së seancës konstituive, përpjekja e nëntë me radhë për të konstituar Kuvendin.

Tashmë në objektin e Kuvendit të Kosovës ka arritur edhe kreu i PDK-së, i cili nuk ka dashur të deklarohet para mediave.

Mbetet të shihet nëse ky takim do të ndikojë në “zhbllokimin” e situatës së krijuar sa i përket formimit të institucioneve apo jo./Lajmi.net/