Kurti: BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar t’i kushtëzojë benefitet aktuale të Serbisë

Serbia është shteti më kiç në kontinentin evropian, i padurueshëm për intelektualët dhe të ndershmit. Kështu tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Ai potencoi se serbët në Kosovë janë më të sigurt se në Serbi, derisa përmendi akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ky ekzekutiv…

Lajme

05/10/2024 13:57

Serbia është shteti më kiç në kontinentin evropian, i padurueshëm për intelektualët dhe të ndershmit. Kështu tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Ai potencoi se serbët në Kosovë janë më të sigurt se në Serbi, derisa përmendi akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ky ekzekutiv dëshiron t’i dëbojë serbët.

Kurti u bëri thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar që Serbisë t’i kushtëzohen benefitet aktuale, si dhe të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listën e zezë në Ballkan.

“Serbia është shteti më hiç në kontinentin evropian, i padurueshëm për intelektualët dhe të ndershmit. Presidenti i Serbisë akuzon qeverinë tonë se dëshirojmë t’i dëbojmë serbët nga Kosova. Në fakt serbët janë shumë të sigurtë në Kosovë se në Serbi. Atje ka shumë dhunë vrastare në televizion, e në shtëpi dhe shkolla…Në Kosovë nuk bënë të ketë politikan në skenën politike që nuk distancohen nga Millosheviqi dhe Putini…Beogradi zyrtar po dëshiron të dëshmojë që serbët dhe shqiptarët nuk mund të jetojnë bashkë, që ata nuk mund të jetojnë as pranë njëri-tjetrit…Nëpërmjet dhunës në veriun e Kosovës ata kanë synuar që të dëshmojnë që shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë bashkë, andaj edhe duhet ndarje në Kosovë. Sulmi terrorist në Basnjskë të Zveçanit para një viti kishte për qëllim një konfliktit të gjerë dhe të gjatë me të gjithë atë armatim që e kishin sjellur paraprakisht në funksion të aneksimit të Kosovës”, tha Kurti.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Kurti vlerësoi se duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë rrotull kufirit me Serbinë.

“Të gjitha angazhimet tona nuk janë të bazuara thjeshtë në vullnetin e popullit dhe legjislacionit të tij. por edhe në vlerat perëndimore demokratike. Andaj, perëndimit demokratik, në veçanti Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar ne i bëjmë thirrje që Serbisë t’i kushtëzohen benefitet aktuale. Jo vetëm ato të ardhshme nga BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Duhet të sanksionohen nga SHBA-të , BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ata që bashkëpunojmë ne personat që ndodhen në listën e zezë në Ballkan. Ata që janë pjesëtarë të organizatave të mbrojtjes civile dhe brigadave veriore që me 29 qershor të vitit të kaluar qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste…Meqenëse brenda dy vjetëve, katër herë Serbia e ka sjellë ushtrinë e saj te kufi ynë, duhet të rikthyer zona tokësore e sigurisë, të cilën NATO-ja e quan Ground Safe Zone në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë”,theksoi Kurti.

Përveç kësaj, kryeministri Kurti potencoi se Milan Radoiçiq dhe grupi paramilitar i tij të të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, urgjentisht duhet t’i dorëzohen autoriteteve të shtetit tonë.

“Letra e 27-shës të Bashkimit Evropian nga dhjetori i vitit të kaluar nga ish kryeministrja e Bërnabiq, e cila thotë se nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës duhet të tërhiqet menjëherë. Pas fletëarrestit Milan Radoiqic dhe grupi i tij paramilitar tash kanë edhe aktakuzë 160 faqe edhe në Kosovë e duhet t’i dorëzohen urgjentisht autoriteteve të shtetit tonë…Serbia nuk po e respekton marrëveshjen bazike të cilës ia ka shkelur 8 nga 11 nene. Ngjashëm qysh nuk respekton dhe nuk zbatohet aneksi 7 i marrëveshjes Dejtonit…Presidenti i Serbisë disa herë ka thënë se ai nuk do ta nënshkruajë kurrë kapitullimin e Serbisë. Në fakt nuk ka nevojë ta bëjë këtë gjë. Kapitullimin tashmë e kanë nënshkruar dy gjeneralë serbë në Kumanovë më 9 qershor 1999…Vuçiq po donë të kthehet prapa në kohë herë para vitit 1999 ku Kosova u çlirua, herë para vitit 2008 ku u nënshkrua pavarësia herë para vitit 2021 kur u zgjodh qeveria jonë”,potencoi Kurti.