Kurti bashkë me zv/ministrin Durmishi ia thonë valles me tupana e surle, shkak asfaltimi i një rruge
Përurimit të një rruge që lidh Kosovën dhe Shqipërinë përmes komunës së Dragashit, iu gëzuan shumë banorë. Por jo vetëm ata. Edhe më i gëzuar dje u dok kryeministri i vendit, Albin Kurti. Madje valles së përcjellur me surle e tupana dje iu bashkua kryeministri Albin Kurti, e zv/ministri Hysen Durmishi. Madje Kurti e Durmishi…
Lajme
Përurimit të një rruge që lidh Kosovën dhe Shqipërinë përmes komunës së Dragashit, iu gëzuan shumë banorë.
Por jo vetëm ata.
Edhe më i gëzuar dje u dok kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Madje valles së përcjellur me surle e tupana dje iu bashkua kryeministri Albin Kurti, e zv/ministri Hysen Durmishi.
Madje Kurti e Durmishi duken se përcollën shumë mirë hapat e valles.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se dje është përurur ndërtimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra me investim 2.6 milionë euro, e cila i lidh këto fshatra me Prizrenin dhe Dragashin.
Me rastin e përurimit morën pjesë udhëheqës shtetëror nga Kosova dhe Shqipëria.
“Kemi shtruar një rrugë e cila është edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella, të cilët edhe mungesa e infrastrukturës në të kaluarën i ka detyruar në migrim. Shpresojmë që me këso projekte infrastrukturore gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë”, u shpreh kryeministri me rastin e përurimit”, bëhet e ditur në kumtesën e djeshme për media./Lajmi.net/