Kurti arrin në Pallatin Elysee, takohet me Macronin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Francë, ku është pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee. Kurti ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Francë. Lidhur me takimin ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, por nuk ka dhënë më shumë hollësi. “Gjatë ditës, kryeministri Kurti pritet të ketë takim dhe drekë…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Francë, ku është pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee.
Kurti ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Francë.
Lidhur me takimin ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.
“Gjatë ditës, kryeministri Kurti pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron”, thuhet në këtë njoftim.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar të enjten mbrëma në televizionin Prva në Beograd se kryeministri Kurti mund t’i kërkojë liderit francez plotësimin e disa kushteve “kundër popullit serb”.