Kurti: Adem Jashari dhe UÇK-ja nuk shkëputen nga njëra-tjetra
Në Prishtinë është mbajtur akademi përkujtimore në nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlimtare të Kosovës. Në këtë akedemi kanë marrë pjesë krerët e shtetit si dhe figura tjera politike. Në fjalën e tij para të pranishmëve kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se rënia e heroike e familjes Jashari ishte një si një shok elektrizues…

Lajme
Në Prishtinë është mbajtur akademi përkujtimore në nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlimtare të Kosovës.
Në këtë akedemi kanë marrë pjesë krerët e shtetit si dhe figura tjera politike.
Në fjalën e tij para të pranishmëve kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se rënia e heroike e familjes Jashari ishte një si një shok elektrizues që ka përshkruar të gjitha qelizat e popullit shqiptar.
Më tutje Kurti është shprehur se shqipëtarët me të këtë rast u mobilizuan dhe se emri i UÇK-së dhe Adem Jasharit u bë i njohur nga të gjithë.
‘’Adem Jashari dhe UÇK-ja nuk shkëputen nga njëri-tjetri dhe të tillë do të mbetën për jetë’’ ka shtuar Kurti.
Tutje, kryeministri Kurti është shprehur poashtu se nuk mund të ketë pajtim me Serbinë pa pranim të fajit.
‘’Serbia nuk është shëruar nga kopleksi i Kosovës.Nuk mund të ketë pajtim pa pranim të fajit.Nuk mund të ketë falje nga ana e viktimës kur agresori jo vetëm që nuk kërkon falje por zotohet të përsërisë krimin në rast më të parë të mundshëm’’ është shprehur Kurti.