Kurti acaron më shumë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë – Nuk po pranon të takohet jashtë zyrës së tij, e konfirmon Rohde

Ambasadori në largim i Gjermanisë, Jorn Rohde deklaroi se takimet me Kurtin nuk po mbahen pasi që po insistohet që të mbahen në Zyrën e Kryeministrisë. Një rast i tillë ndodhi me vizitën e Përfaqësueses së OSBE’së.     “Kemi pasur vizitën e përfaqësuesit të OSBE, ministrit të punëve të jashtme që u takua me…

Lajme

18/09/2025 22:48

Ambasadori në largim i Gjermanisë, Jorn Rohde deklaroi se takimet me Kurtin nuk po mbahen pasi që po insistohet që të mbahen në Zyrën e Kryeministrisë.

Një rast i tillë ndodhi me vizitën e Përfaqësueses së OSBE’së.

 

 

“Kemi pasur vizitën e përfaqësuesit të OSBE, ministrit të punëve të jashtme që u takua me presidenten, por jo me përfaqësuesit në largim të Qeverisë”, u shpreh ai tutje.

“Ata nuk janë takuar, dhe është një shans i humbur. Keni pasur një vizitorë dy javë më parë e njëjta gjë ka ndodhur”.

 

 

Ai u pyet nga gazetari se a po insistin zyra e kryeministrit në largim që takimet të mbahen në zyre, Rohde u përgjigj “PO”.

“Është një politikë e BE që ne u zbatojmë ishte e qartë në letër pse është kjo arsye. Sepse ne i respektojmë vendimin e Gjykatës Supreme, ju keni kushtetutën tuaj”, tha ai në klan kosova.