Kurti: 110 milionë euro investim në parkun e erës në Zatriq, pritet të furnizojë 45 mijë familje me energji të pastër
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një investim prej 110 milionë euro në parkun e erës në Zatriq të Rahovecit. Sipas tij, projekti me 12 turbina, që pritet të përfundojë gjatë këtij viti, do t’i shtojë Kosovës kapacitet prej 70 MW dhe do të prodhojë rreth 185 GWh energji elektrike në vit. Ky…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një investim prej 110 milionë euro në parkun e erës në Zatriq të Rahovecit.
Sipas tij, projekti me 12 turbina, që pritet të përfundojë gjatë këtij viti, do t’i shtojë Kosovës kapacitet prej 70 MW dhe do të prodhojë rreth 185 GWh energji elektrike në vit.
Ky prodhim pritet të mbulojë nevojat e rreth 45 mijë familjeve, duke mundësuar gjithashtu kursime mbi 27 milionë euro në vit.