Kurteshi vëzhgon procesin e numërimit në Mitrovicë, nuk pranon të flasë për media

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, po qëndron në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë të Jugut, ku po vazhdon procesi i verifikimit të fletëvotimeve. Prania e tij në qendër vjen pas zhvillimeve të mbrëmshme, ku në proces u përfshinë edhe Prokuroria dhe Policia. Sipas pamjeve, Kurteshi është…

Lajme

11/11/2025 18:23

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, po qëndron në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë të Jugut, ku po vazhdon procesi i verifikimit të fletëvotimeve.

Prania e tij në qendër vjen pas zhvillimeve të mbrëmshme, ku në proces u përfshinë edhe Prokuroria dhe Policia.

Sipas pamjeve, Kurteshi është parë duke qëndruar në mënyrë të qetë në hapësirën e numërimit, duke vëzhguar monitorët e vendosur aty, pa dhënë asnjë deklaratë publike.

Gazetarët e T7 kanë tentuar ta marrin një koment lidhur me situatën, por Kurteshi ka refuzuar të flasë, duke reaguar vetëm me një lëvizje të kokës në shenjë mohimi.

Procesi i numërimit në Mitrovicë po zhvillohet nën mbikëqyrje të afërt institucionale, pas raportimeve për parregullsi gjatë procedurave të mëparshme.